Futbollisti i Bayern Munchen vjen në Kosovë
Futbollisti i Bayern Munchen, Leon Dajaku gjatë ditës së sotshme është nisur për në Kosovë.
Ai ka publikuar një fotografi në Instagram, ku ka treguar se destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë vendlindja.

Dajaku, që së fundmi debutoi me bavarezët, po cilësohet si një nga talentët më të mëdhenj kosovar, transmeton Indeksonline.
Mbetet të shihet se nëse Federata e Futbollit të Kosovës do ta takoj super talentin kosovar.

Dajaku luan në krahun e djathtë të sulmit, por mundet edhe në qendër të sulmit apo në krahun e majtë.
Vlera e tij në marketë është 1.5 milionë euro. Gjatë këtij sezoni me Bayern Munchen 2 ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 4 asistime në 19 ndeshje./Indeksonline/