07:54 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / MSH

Futbollisti i Bayernit flet për sfidat me depresionin

Futbollisti i Bayern Munchen, Benjamin Pavard, ka folur për depresionin në një intervistë për “La Parisien”.

Mbrojtësi francez pohoi se fillimisht nuk i pelqente fjala “depresion” dhe se refuzoi të pranonte se kishte depresion.

Ai tregoi se si ndjehej i lodhur dhe i vetmuar.

Sipas francezit 26 vjeçar, e gjitha filloi gjatë periudhës së izolimit nga COVID-19.

“Zgjohesha në mëngjes, nuk kisha paetit. Provoja të kujdesësha për vetën, të gatuaja, të shikoja seriale. Nuk më pëlqen fjala depresion, por e kisha” tha Pavard.

Mbrojtësi i bavarezëve shtoi se kjo periudhë, megjithatë, edhe i ka ndihmuar.

“Unë dola nga e gjithë kjo si burrë, më ndryshoi”, përfundoi ai./Indeksonline/