75 Mall Live Search
13:55 / E Hënë, 31 Mars 2025 / L A

Futbollisti i Bolonjës bëhet viral pasi shihet duke pasur një shenjë të çuditshme mbrapa kokës

Sulmuesi i Bolonjës, Jens Odgaard ka marrë vëmendje kohët e fundit.

Krejt kjo pas një fotoje që është bërë virale, ku shihet një shenjë e kuqe mbrapa kokës së tij, ku kishte pasur shumë komente se mund të ishte kafshuar nga ndonjë mumje.

Sulmuesi shkoi në mediat sociale për të adresuar shqetësimet për mirëqenien e tij pas përfundimit të lojës.

Me një postim në Instagram, ai shkroi:

“Është thjesht një ilaç që po përdor për qafën time, asgjë serioze”.

Odgaard ka luajtur një rol kyç në shtytjen e Bolonjës për një vend në Champions League, duke shënuar gjashtë gola në 25 ndeshje të ligës deri më tani këtë sezon.

Ai iu bashkua klubit në verën e vitit 2023 pasi më parë kishte luajtur për skuadrën holandeze AZ Alkmaar./IndeksOnline/