17:05 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Futbollisti i Bullgarisë kërkon tri pikë ndaj Kosovës

Kosova do të ndeshet me Bullgarinë nesër me fillim prej orës 20:45 në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2020.

Mesfushori i kombëtares bullgare, Georgi Kostadinov, pret një ndeshje shumë të vështirë në Prishtinë kundër Kosovës, ku sipas tij ata do të përpiqen të përfitojnë në aspektin individual dhe të kthehen në Bullgari me 3 pikë të plota.

“Nuk ka kohë për kthim mbrapa, jemi të zhgënjyer për shkak se luajtëm një lojë të mirë, por shumë mungesa na larguan nga fitorja, duhet të përqendrohemi në ndeshjen e ardhshme me Kosovën, do të shohim nëse ato janë më të fortë se Mali i Zi. Kosova është një kundërshtar i fortë, kanë futbollistë të fortë dhe luajnë së bashku. Ky është një vend i ri që nuk ka sukses dhe është i uritur për fitoret” përfundoi Kostadinov.

Kujtojmë që Bullgari ka refuzuar të mbajë stërvitjen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, duke mos dhënë arsyeje, dhe ata vetëm do të qëndrojnë disa minuta brenda stadiumit për të u ambientuar më të.