Futbollisti i dekadës, Messi me më së shumti gola e asiste
Lionel Messi përfundoi një tjetër vit të shkëlqyeshëm me 50 gola gjatë tërë vitit kalendarik.
Argjentinasi gjithashtu mbylli një dekadë përrallore duke arritur suksese që të tjerët mund t’i ëndërrojnë, shkruan Indeksonline.
Gjatë 10 viteve Messi shënoi 369 gola dhe 136 asiste.
Në të dy statistikat, “pleshti” është mbi të gjithë duke qenë i pakrahasueshëm dhe me meritë mund të quhet “futbollisti i kësaj dekade”./Indeksonline/