Futbollisti i Egjiptit vendos një rekord negativ në Kupën e Botës
Futbollisti i Egjiptit, Mohamed Hany ka vendosur një rekord negativ në Kupën e Botës 2026.
Hany ka shënuar autogol sonte në ndeshjen ndaj Australisë, i dyti në këtë kampionat botëror, shkruan IndeksOnline.
Ai kishte shënuar autogol edhe në ndeshjen ndaj Belgjikës, në fazën e grupeve.
Mohamed Hany bëhet lojtari i parë që nga viti 1966 që shënon dy autogola në një Kupë Bote./IndeksOnline/

