75 Mall Live Search
11:02 / E Premte, 15 Gusht 2025 / G T

Futbollisti i FCSB-së për tifozët e Dritës: Kishte sharje dhe komente raciste, por ua mbylla gojën!

Skuadra e FCSB-së shënoi fitore 3:1 mbrëmë ndaj Dritës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Futbollisti që shënoi golin e fundit në këtë ndeshje, Dennis Politic ka kritikuar tifozët e klubit nga Gjilani, shkruan Indeksonline

Ai tha se dëgjoi shumë sharje dhe fyerje raciste.

“Kur isha duke u ngrohur nga stoli, dëgjova shumë sharje, për të mos përmendur komentet raciste. Jam i lumtur që ua mbylla gojën dhe morëm fitore.

“Isha pak i emocionuar kur ata shënuan për 2:1, dhe tribunat e tyre shpërthyen. Por, jam i lumtur që djemtë treguan karakter dhe ia dolën”, u shpreh futbollisti i klubit rumun

Duke dëgjuar komentet raciste, skuadra e Dritës rrezikon të dënohet nga shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA./Indeksonline/