Futbollisti i Feronikelit ’74, Lapidar Lladrovci: Shpresojmë që FFK të reflektojë!

Dje gjatë ditës, skuadra nga Drenasi, Feronikeli ‘74 pas barazimit ndaj Llapit në javën e 11-të mori vendimin për tërheqje nga garat për shkak të gjyqtarëve.
Sot, klubi u paraqit në konferencë të jashtëzakonshme dhe u tërheq nga vendimi i djeshëm, shkruan Indeksonline
Kapiteni, Lapidar Lladrovci shpreson që Federata e Futbollit të Kosovës të reflektojë.
“Shpresojmë që FFK të reflektojë, sepse nuk po ndodh vetëm sivjet. Kemi qenë edhe vitin e kaluar një nga skuadrat më të dëmtuara në ligë”, tha kapiteni Lapidar Lladrovci
Kujtojmë që klubi në 11-xhiro ka grumbulluar vetëm tri pikë dhe gjendet në pozitën e fundit në tabelë./Indeksonline/