75 Mall Live Search
14:30 / E Hënë, 12 Tetor 2020 / C E

Futbollisti i Francës që i mori fanellën Ronaldos: S’do ta laj!

Franca mbrëmë luajti me Portugalinë në ndeshjen e Ligës së Kombeve.

Rezultati ishte i barabartë, pa gola dhe vëmendjen e mori Ronaldo, që kishte kontakte të vazhdueshme me lojtarët e Francës.

Me të u fotografuan thuajse të gjithë, mirëpo  vetëm njëri arriti ta merrte fanellën e tij.

Eduardo Camavinga ka ndërruar fanellën me sulmuesin portugez dhe ka thënë se nuk do ta laj atë asnjëherë. /IndeksOnline/