17:47 / E Diele, 31 Maj 2020 / indeksADMonline

Futbollisti i Gladbach merr vëmendje botërore, iu bashkohet protestave në SHBA pas golit

Futbollisti i Borussia Munchengladbach, Marcus Thuram ka shënuar dy gola në ndeshjen e Bundesligës kundër Union Berlinit.

Francezi pas golit u ul në gjunjë duke kujtuar qytetarin amerikan që u mbyt nga policia gjatë kësaj jave.

Ai iu bashkëngjit shumë yjeve nga bota e sportit në protestat si pjesë e lëvizjes “Black Lives Matter”.

SHBA është duke u përballur me protesta të përgjakshme që nga vdekja e George Floyd që u mbyt nga një polic në mes të rrugës dhe para kamerave. /IndeksOnline/