75 Mall Live Search
08:11 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Futbollisti i Interit me telefon i shpjegon gjyqtarit që nuk ishte penallti

Polemika pa fund në ndeshjen Fiorentina-Inter 3-3.

Penalltia e akorduar në minutën e 96-të në favor të vjollcëve për një prekje me dorë, krah apo gjoks, ende një mister në fakt, ka bërë që zikaltrit të tërbohen.

Mes futbollistëve të Interit që e kanë humbur toruan ka qenë Gagliardini, që ka vrapuar t’i tregojë arbitrit Abisso se kishte gabuar. Me një telefon në dorë, mesfushori i tregoi momentin e prekjes së D’Ambrosios, duke i shpjeguar se ishte gjoks dhe jo krah.