10:19 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Futbollisti i kombëtares i jep fund beqarisë, martesë dhe atmosferë madhështore

Në një organizim madhështorë në kalanë e Rozafës në Shkodër, mbrëmë u organizua dasma e madhe e futbollistit të kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, shkruan Indeksonline.

Me mbi 500 të ftuar, ndër ta fytyra të njohura të të gjitha fushave dhe profileve, u krijua një atmosferë e jashtëzakonshme.

Elseid Hysaj dhe e dashura e tij Fiorenza Lekstakaj e kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre shumë vjeçare nga e cila kanë edhe një djalë 3 vjeçarë.

Të ftuar ishin edhe këngëtarë si Ermal Fejzullahu e Kida, që kontribuan në krijimin e një atmosfere qëi bëri të kënaqeshin të gjithë të pranishmit. /Indeksonline/