75 Mall Live Search
16:37 / E Diele, 10 Maj 2020 / indeksADMonline

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërin shkon me Lambo në stërvitje

Koronavirusi po humbet betejën në Itali pasi tashmë futbollistët e skuadrave të mëdha në këtë vend po i rikthehen stërvitjeve.

Gjatë ditës së sotme, ishte radha e futbollistët të Napolit të dalin në përgatitje.

Gjatë ardhjes në qendrën stërvitore ‘Castel Volturno’, janë ndëgjuar zhurma e shumë makinave të futbollistëve të cilat ishin mjaft të ‘frikshme’.

Nga më i dalluari padyshim që ishte vetura Lambo e mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj.

Një Lamborghini i zi dhe Hysaj që shfaqet me një maskë mbrojtëse, kjo ishte fotografia që po shpërndahet jo pak edhe në mediat italiane.