75 Mall Live Search
13:10 / E Hënë, 03 Korrik 2023 / A. M.

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare bëhet baba për herë të parë

Futbollisti i kombëtares Shqiptare, Marash Kumbulla është bërë baba për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë mbrojtësi i Kombëtares përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka ndarë foto së bashku me partneren e tij dhe të voglën të cilën e kanë quajtur Matilde.

Mbrojtësi i Romës shfaqet tepër i lumtur teksa mban në krahë vajzën e tij.

“Mirëseerdhe Matilde, mami dhe babi tashmë janë marrëzisht të dashuruar me ty”, shkruan Kumbulla në “Instagram”.

https://www.instagram.com/p/CuOupAFsDM1/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d4da0bbc-4b82-4e34-9069-e58ccaa9c5b2