75 Mall Live Search
11:31 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / C E

Futbollisti i Kombëtares shqiptare martohet, 24 orë para ndeshjes me Lituaninë

Mesfushori i krahut Odise Roshi i ka dhënë fund beqarisë.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare kurorëzoi mbrëmë me martesë lidhjen me partneren e tij Silvi.

Dasma është organizuar mbrëmjen e djeshme në prani të dy familjeve dhe njerëzve të afërm.

“Raketa” nuk do të ketë shumë kohë për të festuar momentin më të rëndësishëm të jetës së tij teksa, sot, do të jetë i grumbulluar për sfidën e dytë të Ligës së Kombeve me Lituaninë.

Në konferencën e djeshme të shtypit, trajneri i Shqipërisë Edi Reja u shpreh se nuk ka ndërmend ta aktivizojë lojtarin e Akhmat Groznit si titullar, por me siguri që do të ketë minuta për të.