75 Mall Live Search
11:55 / E Hënë, 19 Qershor 2023 / B O

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare nënshkruan me këtë skuadër evropiane

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Kristi Qose është bërë sot futbollist i ri i Kosices në Sllovaki.

28 vjeçari ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me skuadrën e rikthyet në elitën e futbollit sllovak.

“Kristi vjen te ne si lojtar i lirë dhe jam shumë i lumtur që ka vendosur të pranojë ofertën tonë. Unë e shoh atë si një lojtar cilësor në një moshë ideale që ka përvojë të gjerë në ligë me konkurrencën më të lartë. Ai kishte disa oferta në tavolinë, por që në fillim kisha një ndjenjë të mirë për të dhe e kuptova se ai ishte i interesuar për projektin tonë. Unë dhe Kristi ramë dakord për një kontratë dyvjeçare”, ka thënë drejtori i klubit, Pavol Turczyk.

Qose ishte rritur si futbollist në akademinë e Paokut grek, ndërsa më pas kishte luajtur te Karvina e Plzen në Çeki dhe Michalovce në Sllovaki./Indeksonline/