21:05 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Futbollisti i Kosovës lë mbrapa Ronaldon, vetëm tre futbollist në Botë më të shpejtë se ai

Kosovarët nuk po ndalen me suksese, mirëpo suksesi i fundit do mbetet në histori.

Futbollisti i Llapit që këtë herë u paraqit për përfaqësuesën e Kosovës ka shënuar shpejtësin e vrapimit prej 34.1 km/h në ndeshjen miqësore kundër Suedisë.

Në studimin e bërë nga Meksika, e i cili edhe është pranuar zyrtarisht nga FIFA, është formuar ranglista zyrtare e 10 futbollistëve më të shpejtë në botë.

Dhe nga shpejtësia e vrapimit që ka bërë Veliu del  të jetë më i shpejtë se Cristiano Ronaldo (33.6km/h) dhe shumë emra tjerë të futbollit profesionist.

Sipas ranglistës zyrtare prej 10 futbollistëve më të shpejt në botë, sipas studimit të publikuar, Valmiri me shpejtësinë e tij do pozicionohej në vendin e katërt pas Antonio Valencia me (35.1 km/h) dhe para Aaron Lenon me (33.8 km/h).

Kurse vetëm Bale, Damm dhe Valencia janë më të shpejt se Valmir Veliu./Indeksonline/.

Fotografia e Valmir Veliu