75 Mall Live Search
17:43 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Futbollisti i Kosovës lëshon shtëpinë për dy familje të goditura nga tërmeti

Futbollisti i Kosovës, Mirlind Daku është i gatshëm të lëshoj shtëpinë për të strehuar dy familje që janë prekur nga tërmeti.

Ish-futbollisti i Llapit ka postuar një njoftim ku tregon se familja e tij lëshon shtëpinë me të gjitha kushtet si dhe ushqimin.

Daku aktualisht është pjesë e Osijekut por është i huazuar te Kukësi.

21 vjeçari është pjesë e Kombëtares U21 të Kosovës. /IndeksOnline/