75 Mall Live Search
13:14 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

Futbollisti i Kosovës merr pasaportën e shtetit të njohur

Golashënuesi më i mirë në histori të Ligës Australiane, Besart Berisha ka marrë nënshtetësinë e vendit ku bëri historinë.

Berisha përmes një njoftimi në Instagram ka shkruar se tashmë është shtetas i vendit nga kontinenti i largët, shkruan Indeksonline.

Sulmuesi nga Prishtina është pjesë e skuadrës japoneze, Sanfrecce Hiroshima.

Kujtojmë se Besarti ka qenë i ftuar në dy ndeshje të Kombëtares së Kosovës ku është paraqitur vetëm në njërën prej tyre. /IndeksOnline/