13:43 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Futbollisti i Kosovës në formacionin e javës, në Zvicër

Në fundjavë janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 11-të të Superligës së Zvicrës.

Luzerni ka mposhtur Sionin me rezultat 3:1, Baseli mposhti Thunin me të njëjtin rezultat, ndërsa Zurichu ka barazuar pa gola me Luganon.

Idriz Vova ka bërë paraqitje shumë të mirë, ku edhe është futur në formacionin e javës nga Federata Zvicerane.

Në 11-she është përfshirë edhe Taulant Xhaka, shkruan Indeksonline.

Mirlind Kryeziu dhe Benjamin Kololli luajtën për Zurichun, por që nuk arritën të linin shenjë. /IndeksOnline/