20:14 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Futbollisti i Kosovës në formacionin e muajit në Holandë

Mbrojtësi i Kosovës, Ibrahim Dresevic ka bërë një paraqitje shumë të mirë në fillimin e sezonit të Erediviese.

Ylli i Heerenveen përveç se ishte shumë i mirë në aspektin defanziv, ai ndihmoi skuadrën edhe me gola.

Dresevic është përfshirë në formacionin e muajit gusht në ligën holandeze.

Kujtojmë se ai ishte i ftuar në dy ndeshjet e Kosovës të muajit shtator por nuk luajti asnjë minutë. /IndeksOnline/