12:11 / E Shtunë, 15 Qershor 2024 / Gj. Sh

Futbollisti i Llapit lë futbollin për një jetë më të mirë jashtë Kosovës

Skuadra e llapit ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Leotrim Bekteshi.

Ky vendim ka ardhur pas kërkesës së futbollistit, i cili do ta vazhdoj jetën familjare jashtë Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Njoftimi i plotë:

Klubi Futbollistik Llapi njofton opinionin se me kërkesën e futbollistit Leotrim Bekteshi, jemi dakorduar për mbylljen e bashkëpunimit, pasi që Bekteshi do ta vazhdoj jetën jashtë Kosovës.

“Leo” u bashkua me klubin në vitin e kaluar dhe nga dita e parë tregoi përkushtim dhe angazhim të madh në mbrojtjen e ngjyrave bardhekaltër.

Ai ishte lider i vërtetë i skuadrës, që klubi padyshim e kishte në plane për vazhdimin e bashkëpunimit, megjithatë kemi respektuar maksimalisht kërkesën e tij për t’a liruar që ta vazhdoj jetën familjare jashtë Kosovës.

32-vjeçari kontribuuoi me dy gola dhe dy asistime në 35 paraqitje për Llapin, 33 në kampionat dhe dy tjera në Kupë dhe ishte në mesin e futbollistëve me minutazhën më të madhe në skuadër me gjithsejt 3051′ minuta të luajtura.

Klubi ynë falenderon përzemërsisht Bekteshin për kontributin, angazhimin dhe liderizmin e madh si dhe i dëshiron shëndet dhe gjithë të mirat në jetë, njëherit dyert e KF Llapi për futbollist si ai do të jenë gjithmonë të hapura.

Faleminderit Leo