75 Mall Live Search
21:02 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

Futbollisti i Man Utd ka një zgjidhje për sezonin e Premier Ligës

Futbollisti i Manchester United, Andreas Pereira ka sugjeruar një zgjidhje për sezonin e Premier Ligës.

Futbollisti i United ka thënë që zgjidhja e duhur do të ishte përfundimi i sezonit, transmeton IndeksOnline.

“Për mua, dëshiroj që sezoni të përfundoj sa më shpejt që është e mundur. E kuptoj që janë kohë të vështira tani mirëpo shëndeti i njerëzve është më i rëndësishëm”, ka thënë Pereira.

Po ashtu futbollisti ka thënë që do të ishte e vështirë të luaj ndeshje çdo ditë mirëpo sipas tij do të ishte ndjenjë e keqe të anulohej ky sezon.

Sipas tij do të jetë më e vështirë të anulohet sezoni se sa të luash ndeshje shumë shpesh./IndeksOnline/.