21:19 / E Martë, 20 Gusht 2019

Futbollisti i Milanit refuzon të largohet nga skuadra

Janë të shumtë lojtarët kuqezinj që nuk po arrijnë të lënë skuadrën. Më i fundit është Samu Castillejo, që sipas “calciomercato.com” i ka komunikuar klubit se dëshiron të qëndrojë në Milano.

Anësori 24-vjeçar spanjoll ka një kontratë deri në vitin 2023 me Milanin, skuadër ku erdhi një vit më parë.

Castillejo ishte pranë rikthimit në vendlindje, ku do të luante me Celta Vigo, por ky transferim ka dështuar.

Ka qenë vetë lojtari ai që ka refuzuar këtë transferim edhe pse e di mirë që nuk ka shumë hapësira te skuadra e trajnerit Marco Giampaolo.

Gjithsesi, Maldini është ende duke punuar për të sistemuar mesfushorin.