75 Mall Live Search
17:22 / E Premte, 13 Shtator 2019 / indeksADMonline

Futbollisti i njohur kosovar bëhet baba për herë të parë

Futbollisti i njohur kosovar që luan në radhat e  ekipit KF Feronikeli, Lapodar Lladrovci është bërë baba për të parën herë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Arlinda u bënë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin, Arla, shkruan Indeksonline.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, babai I Lapidarit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar çiftin për lindjen e vajzës.

“Erdhi Arla në jetë, mbesa ime! Përgëzime për Arlindën dhe Lapidarin. Qoftë e lumtur!”, ka shkruar Lladrovci./Indeksonline/