Futbollisti i njohur spanjoll, grushtohet në mes të rrugës

Futbollisti i njohur spanjoll, Nacho Novo, është parë në një konflikt fizik me një person. Ish-futbollisti i shumë skuadrave evropiane është grushtuar në një rrugë të Glasgowt, në Skoci.
Novo ishte i shoqëruar nga gruaja kur qëroi hesapet me një person, rrahje e cila përfundoi me lëndime të lehta fizike.
Nacho Novo ishte bërë i njohur për periudhën e tij si lojtar i Glasgowt Rangers, ndërsa ka luajtur edhe për 12 skuadra të tjera evropiane./Indeksonline/