75 Mall Live Search
11:32 / E Martë, 27 Prill 2021 / Blerim

E kishte trajner te FC Thun/ Milaim Rama: Challandes është dashur të largohet pas ndeshjes me Maqedoninë

Ish-futbollisti i FC Thun për IndeksOnline foli për situatën e Kombëtares së Kosovës. Ai kaloi një vit së bashku me Bernard Challandes (trajnerin e Dardanëve) te ekipi i FC Thun, por mendon se tekniku zviceran është dashur të shkarkohet menjëherë pas humbjes nga Maqedonia Veriore.

“Unë kam pas rastin të punoj një vit me trajnerin e Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes në FC Thun. Në vitin e parë kemi pasur rezultate jashtëzakonisht të mira dhe kishim arrit të hyjmë në fazën grupore të Euro Ligës. Challandes ka bërë një punë të shkëlqyeshme në Kombëtaren e Kosovës, sidomos në Ligën e Kombeve ku ‘Dardanët’ na bënin të gjithëve krenarë.

“Mendimi im personal është se nga humbja kundër Maqedonisë Veriore me Challandesin është dashur të ndërpritet bashkëpunimi. Por në fund Federata e Futbollit e Kosovës e kishte fjalën dhe ata vendosën që të vazhdojnë me Challandesin. Tani nuk na mbetët tjetër përveç t’i urojmë që Kombëtarja e Kosovës t’i kthehet rezultateve pozitive”, tha për IndeksOnline legjenda e futbollit kosovar.

Intervistën e plotë mund ta lexoni pas pak…