Futbollisti i përfaqësueses afrikane nënshkruan me skuadrën kosovare

Dinamo Ferizaj ka zyrtarizuar një përforcim të ri në skuadër.
Ata transferuan mbrojtësin Ebenezer Ngardial nga skuadra e Ventspilsit në Letoni.
Dinamo Ferizaj, doli edhe me një njoftim në “Facebook” rreth këtij transferimi.
Mirë se vjen në FC Dinamo, Ngardial Ebenezer!
Klubi ynë ka kënaqësinë të prezantojë lojtarin e ri Ngardial Ebenezer, një futbollist me përvojë i formuar në nivelet e të rinjve në reprezentacionin e Çadit.
Ai ka kaluar nëpër grupmoshat U17, U19 dhe më pas ka luajtur për ekipin e parë të Çadit. Me përkushtim, energji dhe aftësi të larta teknike, Ebenezer Ngardial vjen për të dhënë kontributin e tij në sukseset e radhës të FC Dinamos”, shkruhej në njoftimin e klubit ferizajas.
Ngardial, po ashtu është edhe reprezentuesit i Kombëtares së Çadit, në të cilin ka vetëm 1 paraqitje./IndeksOnline/