75 Mall Live Search
16:24 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Futbollisti i Portugalisë lëndohet në stërvitje, largohet nga grumbullimi

Futbollisti i Manchester Cityt, Matheus Nunes, ka pësuar lëndim muskulor gjatë stërvitjes me kombëtaren e Portugalisë.

Nunes është larguar nga grumbullimi dhe nuk do të luaj në dy ndeshjet e muajit nëntor, shkruan IndeksOnline.

Pas testeve mjekësore, është konfirmuar se 25-vjeçari do të humbas ndeshjet me Lihtenshtajnin dhe Islandën.

Lojtari nuk do të udhëtojë më në Zurich me pjesën tjetër të delegacionit kombëtar.

Nunes është pjesë e Kombëtares së Portugalisë që nga viti 2021 dhe deri më tani ka bërë 11 paraqitje, duke shënuar edhe një gol./IndeksOnline/