23:33 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

Futbollisti i Premierligës: Jemi të gatshëm të luajmë deri në gusht

Premierliga ka dhënë disa data për mundësinë e rikthimit të ndeshjeve pas pezullimit të kampionatit për shkak të koronavirusit.

Everton ka planifikuar të rikthehet në stërvitje me 17 prill, por Schneiderlin mendon se kjo datë është shumë herët, shkruan Indeksonline.

Ai ka thënë se në këtë rast futbolli është në radhë të dytë dhe futbollistët janë gati të luajnë deri në gusht.

Ata do të marrin vendimin më të mirë të mundshëm,” tha Schneiderlin. “Futbolli vjen i dyti këtu. Do të duhet të adaptohemi.

Klubi na ka dhënë datën 17 Prill për t’u rikthyer në stërvitje. Kjo me duket mbase pak herët. Ne jemi të gatshëm të luajmë deri në gusht nëse kjo është ajo që është e nevojshme.

Unë e di se do të jetë e vështirë me kontratat e lojtarëve të caktuar që do të përfundojnë në qershor.

Shpresoj se do të shtyhet për pak më gjatë sepse atëherë do të jem në gjendje të luaj përsëri këtë sezon.” /IndeksOnline/