75 Mall Live Search
19:22 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Futbollisti i Premierligës me çorapë të grisur (Foto)

Ylli i West Ham, Arthur Masuaku u paraqit me çorape të grisur në ndeshjen e të dielës kundër Chelseas.

Fillimisht u mendua se ato janë shqyer gjatë ndonjë aksioni duke dyshuar në cilësitë e kompanisë prodhuese.

Por hetimi i mëtejshëm tregon se lojtari e bëri atë me qëllim.

Shpjegimi i Masuakut është se në gjendjen e tyre origjinale çorapet ishin ‘shumë të ngushta’ për muskujt e fryrë, kështu që ai i grisi ato në dhomën e zhveshjes para fillimit të ndeshjes.

Frenchman Masuaku, 24 vjeç, është shumë i dashur fansat e West Ham që madje kanë një këngë për të duke e cilësuar më te mirë se sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku . /IndeksOnline/