75 Mall Live Search
08:54 / E Premte, 01 Dhjetor 2023 / L K

Futbollisti i Premierligës përjashtohet nga kombëtarja, i nxori të dashurës një video “hot”

Ylli i Premierligës angleze, koreani Hwang Ui-jo është suspenduar nga ekipi kombëtar i Koresë së Jugut.

Sulmuesi i Nottingham që sivjet luan te Norwich si huazim po akuzohet për regjistrimin e një videoje të paligjshme seksuale ndaj ish të dashurës së tij.

Skandali u ngrit pas një ndarje publike të Hwang Ui-jo me aktoren dhe këngëtaren Hyomin , e grupit të famshëm KPop T-ARA , në mars 2023.

“Ne kemi vendosur të mos zgjedhim Hwang Ui-jo për ekipin kombëtar derisa të arrihet një përfundim i qartë për faktet” thuhet në vendimin e federatës koreane.

Hwang Ui-jo mund të humbasë Kupën e Azisë, e cila fillon më 12 janar në Katar ./Indeksonline/