75 Mall Live Search
15:54 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / Blerim

Futbollisti i Prishtinës pëson lëndim të rëndë në sy

Lojtari i kampionit të Superligës së Kosovës, FC Prishtina, Samuel Mone ka pësuar një lëndim të rëndë në sy gjatë stërvitjeve në Gjakovë.

Mone është nën përkujdesin e afërt mjekësor pas lëndimit që pësoi gjatë seancës stërvitore në Gjakovë, shkruan IndeksOnline

Udhëheqësit e klubit, kryetari Remzi Ejupi dhe anëtari i bordit, Fikret Maqastena, sot vizituan futbollistin duke iu falënderuar stafit të QKUK-së, repartit të Oftamologjisë dhe posaqërisht doktor, Naser Salihu.

Kujtojmë që kryeqytetasit në gjysmëfinale të fazës preliminare të UEFA Champions League do të luajnë kundër kampionit të San Marinos, SS Folgore – ndeshje kjo që zhvillohet më 22 qershor./IndeksOnline/