Futbollisti i Realit dëmtohet përsëri, mungon deri në fund të shtatorit
Brahim Diaz u afrua nga Reali si një talent spanjoll në shpërthim.
Manchester City nuk i kishte dhënë shumë minuta dhe në momentin që spanjollët e telefonuan nuk hezitoi të pranonte ofertën.
Ai luajti vetëm 24 minuta në kohën që drejtimin e ekipit e kishte Solari, ndërsa Zidane ndryshoi situatën e tij duke e aktivizuar si titullar në 4 nga 5 ndeshjet e sezonit të fundit.
Në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Betisit, Diaz u dëmtua dhe humbi grumbullimin me kombëtaren U-21 dhe medaljen e artë në Evropian.
I riu u rikthye të stërvitej, por u dëmtua sërish duke humbur dhe fazën përgatitore me Real Madridin.
Rikthimi nuk ishte i lehtë, pasi sapo u kaloi nga problemet shëndetësore dhe u rikthye në stërvitje me skuadrën, dëmtohet sërish.
Ai do të mungojë deri në fund të shtatorit. Mallkim për djaloshin e artë që mund të rrezikojë karrierën!