75 Mall Live Search
22:52 / E Diele, 14 Prill 2024 / G T

Futbollisti i Romës është mirë, publikohet foto e tij nga spitali

Ndeshja mes Udineses dhe Romës u ndërpre nga gjyqtari kryesor, pasi futbollisti Evan Ndicka ra pa ndjenja në fushë.

Lojtari i klubit romak ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe ra pa ndjenja në fushë rreth minutës së 72’të, shkruan Indeksonline

Ndicka u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt dhe tashmë gjendja e tij është stabile.

Klubi i Romës e ka publikuar një foto në rrjetet sociale duke treguar gjendjen shëndetësore të lojtarit.

“E gjithë skuadra e vizitoi Ndickan. Evan po ndihet më mirë dhe është në gjendje të mirë shpirtërore. Ai do të qëndrojë në spital për vëzhgime të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e klubit

Kujtojmë që ndeshjen gjyqtari e mbylli dhe nuk dihet se kur zhvillohen minutat e mbetura./Indeksonline/