11:28 / E Shtunë, 18 Mars 2023 / Gj. Sh

Futbollisti i Shqipërisë lëndohet pak ditë para ndeshjes me Poloninë

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka marrë një lajm të keq para ndeshjes kundër Polonisë e cila zhvillohet me 27 mars.

Futbollisti i Empolit, Ardian Ismajli, ka pësuar një lëndim muskulor në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Atalantas, shkruan IndeksOnline.

Ismajli është detyruar të largohet nga fusha vetëm 20 minuta pas inkuadrimit në lojë.

Shkalla e lëndimit do të mësohet pas testeve mjekësore por trajneri Sylvinho shpreson që 26-vjeçari të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Polonisë.

Shqipëria ka disa mungesa për këtë ndeshje si  Broja, Gjimshiti, Bare dhe Manaj, të cilët nuk kanë marrë ftesë nga tekniku brazilian./IndeksOnline/