75 Mall Live Search
21:03 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Futbollisti i Shqipërisë mbyll sezonin, operohet në gju

Një fundsezoni i pafat për Andi Lilën, i cili nuk luan prej disa javësh dhe tashmë nuk e ka shmangur dot operacionin.

Mesin e muajit të shkuar Lila pësoi një dëmtim në menisk, duke humbur edhe ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2020 të Shqipërisë.

Javët e fundit Lila shpresoi që dëmtimi të kalonte pa operacion, por ka qenë e pamundur.

Tashmë mesfushori 33-vjeçar do të ketë nevojë për disa javë pushim  dhe kampionati për të ka përfunduar, ndërkohë që PAS Giannina duhet të luajë edhe 3 finale, për të siguruar mbijetesën në Superligën greke.

Ka qenë vetë Lila ai që ka informuar në lidhje me zhvillimin e operacionit, duke shkruar në Instagram: “Faleminderit Zot që gjithçka shkoi mirë! Shpresoj të rikthehem sa më shpejt dhe më i fortë”.

Ndërkaq, futbollistët e kombëtares, duke nisur nga Gjimshiti, Grezda e Sadiku, i kanë ururar shërim të shpejtë veteranit të kombëtares.