75 Mall Live Search
23:56 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Futbollisti i Superligës “godet” Vjosa Osmanin

Kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani ka qenë e ftuar në një emision ku veç të tjerash ka folur edhe për figurat e shquara kombëtare dhe për sportin.

Në top treshe të figurave kombëtare nuk i zë vend edhe emri i heroit legjendar, Adem Jashari.

Për këtë ka reaguar edhe futbollisti i Ferizajit, Taulant Dajaku.

Ai e ka kritikuar Osmanin për faktin se kjo e fundit nuk e vlerëson veprën dhe heroizmin e Adem Jasharit.

Ky është postimi i tij:

“Nese ne top 3 figurat me te ndritshme kombtare s’te ze vend Adem Jashari mund te pretendosh ckado po s’je per asgje moj ingj’ja me minivall’ P.s …Luta edhe mban vath ne cice problemi i tij,po ti moj ingje’ vathin ne ? ke ngjit dhe t’eshte ba’ ?si cica e padronit’ tand e ? …(ska t’bej me seksizem por me neveri per nje fyerje si kjo e sontmja)”, ka shkruar Dajaku në Facebook.

Kujtojmë se Osmani e ka përmendur edhe planin për të zhvendosur lokacionin e stadiumit kombëtar nga zona e Drenasit në Prishtinë. /IndeksOnline/