75 Mall Live Search
10:41 / E Shtunë, 24 Janar 2026 / Gj Sh

Futbollisti i Tiranës përballet me një tragjedi, i vdes vajza

Futbollisti i Tiranës, Freddy Alvarez ka marr një lajm tragjik.

Vajza e tij ka ndërruar jetë, mëngjesin e sotëm në kryqeytetin e Shqipërisë, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Tiranës, përmes një njoftimi nëfaqen zyrtare.

”Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë.

Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez.

U prehtë në paqe.”, thuhet në njoftim.

Pas kësaj, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ndeshja Tirana–Flamurtari, e programuar të zhvillohej sot, është shtyrë dhe do të luhet nesër në orën 13:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”./IndeksOnline/