Futbollisti i Trepçës pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Vëllaznimit, kjo është gjendja shëndetësore

Futbollisti i Trepçës, Ani Kenneth ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë ndeshjes së sotme me Vëllaznimin.
Sipas njoftimit të klubit mitrovicas, sulmuesi nigerian do të duhet t’i nënshtrohet një operimi, shkruan IndeksOnline.
”Gjatë ndeshjes së sotme KF Vëllaznimi-KF Trepça, që përfundojë me rezultat 1:1, lojtari ynë Ani Kenneth pësoi një lëndim të rëndë pas një dueli me lojtarin kundërshtar ku si pasojë e këtij lëndimi, Ani Kenneth do të duhet t’i nënshtrohet një operimi.
Ne jemi pranë tij në këtë moment të vështirë dhe i urojmë shërim të shpejtë.
Forca e vërtetë qëndron te dëshira për t’u ngritur përsëri pas çdo sfide të presim edhe më të fortë Keny
Të bashkuar, në gjdo sfidë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Pas ndeshjes, Ani Kenneth është vizituar nga nënkryetari i Trepçës, Avni Haxhiu, i cili ka dhënë informacione për gjendjen shëndetësore të tij.
”Sot në Malishevë në ndeshjen ndërmjet Vllaznimit dhe Trepçës, lojtari jonë Keneth pas vizitës mjekësore të incidentit, ai duket njësoj i fortë ashtu sikurse në fushë.
Stafi mjekësor në gjendje gatishmërie dhe me kujdes të jashtëzakonshëm, premtuan se do të kalojë pa asnjë problem.”, ka shkruar Haxhiu./IndeksOnline/
