75 Mall Live Search
08:21 / E Diele, 07 Janar 2024 / Gj. Sh

Futbollisti i Veronas kërcënohet pasi humbi penalltinë ndaj Interit, ky është reagimi i tij

Futbollisti i Veronas, Thomas Henry ishte njëriu më i urryer gjatë ditës së shtune.

Ai humbi penalltinë në ndeshjen kundër Interit në 90+10, duke humbur mundësinë për ta barazuar rezultatin në 2-2, shkruan IndeksOnline.

Pasi humbi penalltinë, Henry u kritikua, u sulmua e u kërcënua në rrjetet sociale nga tifozët.

Por futbollisti francez ka reaguar rreth këtyre.

“Për të gjithë njerëzit që mendojnë se e njohin futbollin më mirë se kushdo dhe që fyen familjen time duke i uruar vdekjen, shpresoj që të gjeni paqe një ditë në jetën tuaj të vogël. Një ditë fiton, një ditë humb, një ditë shënon, një ditë gabon, kjo është jeta ime si futbollist dhe jam krenar që munda të shënoja golin tim të dytë në karrierë në stadiumin “San Siros” pas këputjes së ligamentit, pasi nisa të luaje futboll në moshën 15-vjeçare në divizionin e ulët francez”, ka thënë Henry./IndeksOnline/