Futbollisti i West Hamit përmend Shqipërinë pas shortit të Nations League: Kemi motivin të luajmë sërish ndaj tyre!

Kombëtarja e Shqipërisë mësoi shortin në UEFA Nations League, ku si kundërshtarë do t’i ketë: Ukrainën, Republikën e Çekisë dhe Gjeorgjia.
Pas shortit, futbollisti i West Hamit, Tomas Soucek foli për shortin dhe përmendi Shqipërinë, shkruan Indeksonline
“Unë jam i kënaqur me shortin. Janë të gjitha ekipet e balancuara. Kemi luajtur së fundmi me Ukrainën dhe Shqipërinë, ndaj do kemi më shumë motivim të merremi sërish me to dhe të jemi të suksesshëm. Gjeorgjia do të jetë diçka e re, por unë besoj se mund të bëjmë mirë”, u shpreh futbollisti i “The Hammers”
Kujtojmë që ndeshjet e para në UEFA Nations League zhvillohen gjatë muajit shtator të këtij viti. Sigurisht kjo ndodh për shkak se këtë vit do të mbahet Kampionati Europian “Euro 2024” në Gjermani./Indeksonline/