75 Mall Live Search
17:09 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Futbollisti i zhdukur ishte bashkëlojtar me dy yjet e Kosovës

Nuk ka ende asnjë informacion për fatin e Emiliano Sala, sulmuesit argjentinas i zhdukur me aeroplanin që po udhëtonte drejt Cardiffit.

Trajnerë, bashkëlojtarë, ish shokë të skuadrës e kujtojnë argjentinasin si djalosh të urtë e punëtor.

Bashkë me Sala në skuadër kanë qenë edhe dy kosovarët e famshëm, Cana e Lenjani.

Dy kosovarët kishin qenë bashkëlojtarë me argjentinasin në edicionin 2015-2016.

Gjasat për të mbijetuar pothuajse po shuhen pasi që nuk ka asnjë informacion për ndonjë aterim të mundshëm të aeroplanit ku ndodheshin Sala dhe piloti./Indeksonline/