75 Mall Live Search
20:31 / E Martë, 02 Nëntor 2021 / C E

Futbollisti islandez pëson sulm në zemër gjatë ndeshjes

Një ndeshje futbolli në Norvegji është ndërprerë të martën, për shkak së një lojtar ka pësuar arrest kardiak në fushë.

Mesfushori islandez Emil Palsson ka pësuar arrest kardiak në minutën e 12-të të pjesës së parë në ndeshjen Sogndal kundër Stojardal-Blinkit në divizionin e dytë të Norvegjisë, shkruan BBC Sport.

Klubi norvegjez ka bërë të ditur se 28 vjeçari është mirë dhe kanë arritur ta rikthejnë në jetë me sukses.Palsson ishte dërguar në spitalin më të afërt me urgjencë për trajnim të mëtejshëm.

Kujtojmë se një rast i tillë ndodhi edhe në Euro 2020 me mesfushorin e Danimarkës Christian Eriksen.