75 Mall Live Search
16:27 / E Enjte, 04 Janar 2024 / Gj. Sh

Futbollisti kanadez kryen testet mjekësore te Interi

Tajon Buchanan tashmë është futbollist i ri i skuadrës së Interit.

Sulmuesi kanadez ka përfunduar me sukses testet mjekësore dhe shumë shpejt do të zyrtarizohet te zikaltërit, shkruan IndeksOnline.

Inter ka arritur marrëveshje me Club Brugge për transferimin e Buchanan, ku klubi belg do të marr 7 milionë euro plus bonuese./IndeksOnline/