21:41 / E Martë, 30 Korrik 2019 / indeksADMonline

Futbollisti kosovar Benjamin Kololli ja kërset valles në dasmën e tij

Futbollisti kosovar i cili ka treguar formë të mirë me përfaqësuesen e Kosovës Benjamin Kololli mbrëmë i ka dhënë fund beqarisë duke organizuar një dasmë të madhe, shkruan Indeksonline.

Siç ka raportuar Indeksonline në dasmën e Kolollit nuk  kanë munguar as futbollistët e Kosovës.

Florent Hadërgjonaj, Mirlind Kryeziu, e Hekuran Kryeziu kanë ardhur enkas nga Zvicra për të nderuar Kolollin me rastin e martesës.

E në disa video të publikuara nga vetë Kololli është pare se edhe ai e ka shijuar në maksimum dasmën e organizuar.

Ai ndër miq e familjarë ja ka dhënë valles duke krijuar një atmosferë të mire. /Indeksonline/