75 Mall Live Search
15:53 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Futbollisti kosovar flet nga izolimi në Gjermani, tregon gjendjen e skuadrës

Futbollisti kosovar, Valdrin Mustafa i cili është pjesë e skuadrës gjermane Hannover 96, ka disa ditë që së bashku me skuadrën janë në izolim shkaku i koronavirusit.

Po ashtu edhe Mustafa i ishte nënshtruar testeve për koronavirus mirëpo fatmirësisht rezultatet kishin dalur negative.

Valdrin Mustafa ka folur për indeksOnline ku ka treguar gjendjen e skudrës së tij.

“Atmosfera në klub është normale. Futbolli nuk është shumë i rëndësishëm sepse duhet me pas kujdes për njerëzit e tjerë sepse virusi mund të shkaktojë humbje të jetës te njerëzit në moshë dhe të sëmurit” ka thënë futbollisti kosovar.

Futbollisti i përfaqësueses U-21 të Kosovës përveq tjerash ka bërë thirrje për kujdes.

“Duhet me pas kujdes dhe mu rujt për çdo sen. Ishalla na ruanë zoti”, ka përfunduar Valdrini./IndeksOnline/.