16:26 / E Shtunë, 20 Gusht 2022 / Gj. Sh

Futbollisti kosovar Florent Muslija, shënon gol në fitoren e Paderbornit

Futbollisti kosovar, Florent Muslija, ka shënuar gol për skuadrën gjermane Paderborn.

Ekipi i tij fitoi me rezultat të thellë 7-2, ndaj Holstein Kiel si nikoqir, shkruan IndeksOnline.

Ishte pikërisht Musilja ai i cili shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 7-të.

Kosovari këtë sezon ka shënuar dy gola për Paderbornin dhe ka dhuruar një asist.

Pas pesë xhirove të luajtura deri më tani, Paderborni renditet e para në tabelen e Bundesliga 2, me 12 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/