75 Mall Live Search
21:49 / E Hënë, 11 Janar 2021 / OSH

Futbollisti kosovar hap bunar në Tanzani, fëmijët afrikanë e falënderojnë

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Florent Muslija ka bërë një vepër të madhe humanitare.

Ai ka ndërtuar një burim uji apo siç quhet në gjuhën e popullit, bunar, në Tanzani të Afrikës, transmeton Indeksonline.

Fëmijët afrikanë kanë falënderuar Florent Muslijën që i ka siguruar një burim uji të pastër.

Vendi i Tanzanisë është ndër vendet afrikane që ka probleme serioze për sigurimin e ujit të pijshëm./Indeksonline/