Futbollisti kosovar mbetet pa skuadër

Viktor Kuka ka njoftuar se është lojtar i lirë pasi që ka përfunduar kontratën me skuadrën e Malishevës.
Mbrojtësi 31 vjeçar tani do të kërkoj të gjejë një skuadër të re për të vazhduar karrierën.
Kuka më parë ka qenë pjesë e skuadrës së Feronikelit, Dritës dhe Ferizajit.
Ai u bë pjesë e skuadrës së Malishevës në fillim të këtij viti ku ndihmoi skuadrën të ngjitet në Superligë. /IndeksOnline/